new
|
|
« on: May 03, 2008, 11:02:41 pm » |
|
Mbingarkesa
Numri i madh i banoreve te kryeqytetit, mungesa e nje spitali rajonal, por edhe rritja e rasteve te prekur nga semundjet e zemres, renditen si shkaktaret kryesore qe shkaktojne kete mbingarkese ne pavijonin e kardiologjise. "Gjate ketyre viteve nuk ka pasur asnje investim te ri per shendetesine dhe sidomos per pavijonin e kardiologjise, i cili gjithmone punon ne kapacitete te plota. Ne kete pavijon ka vetem 90 shtreter, te ndertuar qe nga viti '70, qe jane planifikuar per nje popullsi prej 350 mije banore dhe jo per 1 milion, sa ka shkuar numri aktual ne Tirane", deklaroi dje kryeinfermieri i pavijonit te kardiologjise, Sabri Skenderi. Sipas tij, problem tjeter eshte edhe mungesa e mjekeve specialiste dhe e pajisjeve per kryerjen e ekzaminimeve kardiovaskulare. Ndersa situata behet edhe me problematike me dyndjen e pacienteve te rretheve, te cilet drejtohen ne QSUT per nje sherbim me te specializuar. "Ka raste qe pacienteve u duhet qe te presin edhe 6 muaj per t'u shtruar ne pavijonin tone, nderkohe qe planifikimet nuk mund te behen kurre ne nje periudhe me te afert se kjo", pohon Skenderi. Sipas tij, radha e te semureve per kalimin nga urgjenca ne pavijon behet nga shefi i urgjences dhe mjeket kardiologe. Por shpesh here edhe keta te fundit perballen me situata te veshtira pasi nuk dine se ku te dergojne pacientet e rinj qe paraqiten.
|
|
|
|
|
|
|