balkanweb
March 29, 2024, 07:25:58 am
Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length
News:
 
  Home Help Search Arcade Gallery Staff List Login Register  

Alternativat kryesore tė shtuara nė listėn e re tė barnave pėr vitin 2008, prite

Pages: [1]
  Print  
Author Topic: Alternativat kryesore tė shtuara nė listėn e re tė barnave pėr vitin 2008, prite  (Read 240 times)
0 Members and 1 Guest are viewing this topic.
APRIL
Global Moderator
Anetare
******
Posts: 6



View Profile
« on: April 28, 2008, 09:49:39 pm »

Alternativat kryesore tė shtuara nė listėn e re tė barnave pėr vitin 2008, priten qė tė miratohen shumė shpejt nga qeveria


ISKSH-ja shton listėn e barnave tė rimbursueshme, 4.2 miliardė lekė do tė financohen pėr 375 barna

Qeveria ka marrė nė shqyrtim dhe pritet ta miratojė sė shpejti rritjen e listės sė barnave tė rimbursueshme. Vlera e tyre nga 3.9 miliardė lekė qė ishte njė vit mė parė, do tė shkojė nė 4.2 miliardė lekė kėtė vit. Instituti i Sigurimit dhe i Kujdesit Shėndetėsor e ka rritur ndjeshėm numrin e barnave tė rimbursueshme. Rimbursimi i barnave ėshtė prekur shpesh herė nė mediat shqiptare, ku mė tė ndjeshėm pėr kėtė proces janė kategoria e pensionistėve. Pėr vitin aktual, lista e rimbursimit do tė ketė 375 barna, tė cilat pėrdoren kryesisht nga kategoria e pensionistėve. Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor, konsumi i barnave nga kjo shtresė zė 83% tė rimbursimit total ēka ėshtė e domosdoshme pėr kategorinė e pensionistėve. Pėr vitin 2008 janė parashikuar 4.2 miliardė lekė tė reja vetėm pėr medikamentet e rimbursueshme. Drejtoresha e ISKSH-sė, Elvana Hana, u shpreh se vėmendja e veēantė e Institutit ėshtė pikėrisht pėr kategorine e pensionistėve, tė cilėt kanė dhe peshėn kryesore nė rimbursimin e barnave. Alternativat kryesore tė shtuara nė listėn e re tė barnave pėr vitin 2008, pritet qė tė miratohen shumė shpejt nga qeveria. Kjo nismė do tė ndihmojnė shumė kategorinė e moshės sė tretė, tė cilėt janė shtresa qė pėrfitojnė mė shumė nga njė vendim i tillė. Ata do tė kenė mundėsi tė marrin mė shumė barna cilėsore pėr sėmundjet mė tė pėrhapura si ato tė zemrės, tensionit, diabetit dhe njė sėrė sėmundjesh qė prekin moshėn e tretė. Gjithashtu, janė shtuar dhe barna tė reja nė listėn e rimbursimit. Sipas zėdhėnėses sė kėtij institucioni, Kėshilli Administrativ i ISKSH-sė ka diskutuar lidhur me listėn e re tė barnave tė rimbursueshme pėr vitin 2008. Ky dikutim ėshtė bėrė duke u bazuar nė vendimin zyrtar tė Komisionit tė Barnave tė Rimbursueshme tė mbledhur nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Gjithashtu, ky Kėshill Administrativ diskutoi lidhur me alternativat e reja tė barnave qė propozohen tė futen nė listė. Sipas Kėshillit, janė rreth 21 alternativa tė reja barnash, tė cilat kanė tė bėjnė kryesisht me sėmundjet e diabetit, zemrės, sklerozės multiple dhe disa sėmundjeve tė tjera. Futja e kėtyre alternativave, sipas drejtuesve tė Institutit, shmang monopolet e barnave dhe pėr kėtė u vu theksi nga anėtarėt e bordit tė ISKSH-sė. Gjatė punimeve tė bordit tė ISKSH-sė, drejtoresha e Institutit, Elvana Hana tha se, "ėshtė pozitive futja e alternativave tė barnave, por gjithnjė duke patur parasysh buxhetin pėrkatės qė ka ISKSH-ja, qė ėshtė i kufizuar". Ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, i cili ėshtė njėkohėsisht kryetar i bordit tė ISKSH-sė, e mbėshteti kėtė nismė tė ndėrmarrė nga Instituti. Ndoka theksoi se ky ėshtė hap pozitiv nė krijimin e konkurrencės. Debati gjatė mbledhjes u fokusua tek disa barna, mė konkretisht, insulinat pėr tė cilat u propozuan 4 variante qė mė parė ishin propozuar nga komisioni pėr t'u futur nė listė. Gjithashtu, u diskutua edhe kombinimi i Valsartan + Amlodipin 160/5 mg. Kosto financiare vjetore e insulinave ėshtė 110 milionė lekė tė reja, ndėrsa e kombinimit Valsartan + Amlodipin ėshtė 25 milionė lekė. Me insistimin e ministrit tė Shėndetėsisė, bordi pranoi futjen e kėtyre barnave, por duke u saktėsuar qė do tė ketė njė monitorim tė fortė pėr tė mbajtur kostot nėn kontroll. Hana, drejtoreshė e ISKSH-sė shtroi nė bord ēėshtjen e listės alternative, e cila tashmė ėshtė hartuar nga ISKSH-ja nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė, duke e konsideruar mjaft tė vlefshme pėr pacientėt. Mė tej Drejtoresha e ISKSH-sė, kėrkoi tė vihet theksi nė kėtė pikė pėr ēėshtjen e fondeve nė mėnyrė qė ajo listė tė bėhet funksionale. Hana vazhdoi mė tej, duke thėnė se, "ajo ėshtė njė listė e hartuar me priorite, ka barna mjaft tė shtrenjta dhe mundėson njė zgjedhje mė shumė pėr pacientėt. Nė kėtė listė trajtohen dhe sėmundje qė janė tė patrajtuara deri tani nga lista e barnave, siē ėshtė hemofilia", tha Hana. Pėr vitin 2007 vlera e rimbursimi tė barnave ka qenė 3.9 miliardė lekė tė reja, tė cilat kanė shkuar kryesisht pėr kategorinė e pensionistėve qė janė mbi 80% e pėrdoruesve tė tyre. Gjatė vitit 2007 u futėn 14 barna tė reja nė listėn e rimbursimit, nga tė cilėt bari Deferasirox, i cili ėshtė pėr tė sėmurėt talasemikė dhe kushtoi rreth 162 milionė lekė tė reja.

Tabela me alterantivat e reja tė barnave tė propozuara pėr listėn e vitit 2008


Perberesi aktiv Forme-doza

Mesalazina 500mg tabl 500 mg

Propafenone Hydrochloride 300 mg tabl 300mg

Isosorbide - 5 - mononitrate 20 mg tabl 20mg

Dexamet. Sodium Phosphate 0.2%-10 ml. Pika orale x 0,2 %-10 ml

Flutamide 250 mg tabl 250 mg

Mycophenolic Acid 360 mg film coated tabl 360 mg

Mycophenolic Acid 180 mg film coated tabl 180 mg

Natrium valproicum 50mg/ml-100ml flakon 50mg/ml-100ml

Magnesium Dipropilacetate 10%-100 ml flakon 10%-100ml

Formoterol Fumarato sol. for inhal. x 12 mcg pompe *100 inhalacione

Phenitoine 100 mg tab. 100 mg.

Interferon beta - 1a 22 mcg(6 MIU) Sol for injec

Interferon beta - 1a 44 mcg(12MIU) Sol for injec

Anastrazole 1 mg 1 mg

Glyceryl trinitrate fl. 0.4mg/spray-200 doza


Valsartan +Amlodipin 160/5 mg tab. 160/5

Valsartan +Amlodipin 80/5 mg tab. 80/5

Insulin aspart solution 100 UI/ml-3ml pre-filled syr.

Insulin aspart solution 30/70, 100 UI/ml-3ml pre-filled syr.

Insulin detemir solution 100 UI/ml-3ml pre-filled syr.

Insulin glargine solution 3.64 mg/ml-3ml pre-filled syr.


 

 

Mungesa e aktivitetit fizik sjell vdekjen


Nė njė raport mė tė fundit tė hartuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė tregohet se rreth 6 pėr qind e vdekjeve nė vendet e Evropės kanė ndodhur si pasojė e inaktivitetit fizik tek grupmoshat e ndryshme tė banorėve. Gjithashtu, po sipas tė dhėnave tė OBSH-sė, ēdo vit mungesa e aktivitetit fizik tek moshat e ndryshme ėshtė pėrgjegjėse pėr 600 mijė vdekje nė rajon dhe mbipesha ose obeziteti janė shkaku i mbi njė milion tė tjerave. Ndėrkohė, qė janė cilėsuar si alarmuese vlerėsimet mbi kostot direkte dhe indirekte tė kujdesit shėndetėsor, humbjen e fuqisė ekonomike pėr shkak tė sėmundjeve apo vdekja e parakohshme.

ISKSH-ja, organizoi njė maratonė e cila kishte moton tė vrapojmė dhe tė mos pėrdorim medikamente. Sipas drejtoreshės sė ISKSH-sė, shqiptarėt nuk duhet tė jenė kaq pėrdorues tė medikamenteve, tė cilat sjellin dėme nė shėndetin e njeriut. Drejtoresha u bėri thirrje tė gjithėve qė tė vrapojnė dhe tė mos pėrdorin pa kriter medikamente.

ISKSH-ja e ndėrmori kėtė iniciativė nisur nga fakti qė shqiptarėt janė ndėr konsumatorėt mė tė mėdhenj tė medikamenteve nė Evropė, gjė e cila, jo nė ēdo rast ndihmon nė kapėrcimin e duhur tė sėmundjeve. Ndaj Instituti kėrkon qė tė promovojė jetesėn e shėndetshme pėrmes aktivitetit fizik. Pėr mė tepėr, sėmundje si zemra, tensioni, diabeti, obeziteti apo tė tjera si kėto, mund tė parandalohen duke kryer mė shumė aktivitet fizik. Megjithatė, shifrat e publikuara nga raportet e ndryshme ndėrkombėtare tregojnė se njė pėrqindje jo e vogėl humb jetėn pėr shkak tė mosushtrimit tė aktivitetit fizik.
Report Spam   Logged

Share on Facebook Share on Twitter



Pages: [1]
  Print  
 
Jump to:  

Bookmark this site! | Upgrade This Forum
SMF For Free - Create your own Forum
Powered by SMF | SMF © 2016, Simple Machines
Privacy Policy